Nga alarmi… në qetësi. Argjentina mund të marrë frymë lehtë sepse, duke përjashtuar një fatkeqësi të padëshiruar në të ardhmen, Leo Messi do të jetë startues kundër Arabisë të martën në debutimin e Albiceleste në Kupën e Botës në Katar.
Siç ka mësuar MARCA, gjendja e Leos është e mirë dhe normale. Stafi stërvitor i Lionel Scalonit po trajton çdo ditë çështjen, jo të parëndësishme, të mos ngarkimit të tepërt të tij në mënyrë që të mos ketë probleme muskulare. Prandaj, ylli nuk stërviti me top të premten dhe të shtunën.
Alarmi erdhi nga fakti se të shtunën Messi u largua nga terreni me 10 minuta vonesë dhe më pas ushtrua i vetëm, pa marrë pjesë me top.
Në këtë kontekst, duhet sqaruar se Leo sapo kishte luajtur ndeshjen e fundit të ligës me PSG-në të dielën më 13 nëntor (kundër Auxerre) përpara se të përqendrohej me Argjentinën dhe se më pas luajti të gjithë ndeshjen në miqësoren e së mërkurës më 16 nëntor Emirateve të Bashkuara Arabe.
/GazetaBlic Sport