Lajme

‘Qetësi para stuhisë’- Çfarë po paralajmëron gjendja aktuale në Veri?

09/04/2024 19:46
nga:Y I

Muajt e fundit, kryeministrit i vendit Albin Kurti, pati deklarata të vazhdueshme për hapjen e ‘Urës së Ibrit’.

Kurti tha se hapja e Urës nuk është kundër askujt por i ndimon të gjithë banorëve të zonës pa dallim etnie.

Deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ nxitën reagimin e menjëhershëm të Komunitetit Ndërkombëtar.

Të njëjtit deklaruan se çdo vendim lidhur me këtë çështje duhet të merret në kuadër të dialogut.

E nuk vonoi shumë dhe në Kosovë erdhi për vizitë drejtori i CIA-s, William Burns.

Por ….. sa u mendua se gjithçka po shkonte drejt qetësisë, erdhi aksioni i radhës nga Qeveria në Veri të vendit.

Policia ndërmori aksion duke mbyllur pesë institucione paralele në veri të vendit.

Kjo solli reagimin e fortë të ndërkombëtarëve.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien  i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai raporton Gazeta Blic.

Një ditë pas këtij aksioni të Policisë së Koosvës u pa një numër i shtuar i forcave të KFOR mbi Urën e Ibrit, forca të cilat ishin prezente edhe sot mbi Urë.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar bllokada në të gjitha pikat kufitare prej datës 6 shtator

Por çfarë pritet të sjellë kjo situatë e krijuar dhe a jemi para një gjendje delikate në Veri?

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, tha për “Gazeta Blic” tha se interesi i Serbisë është mbajtja e tensionit të lartë në Kosovë dhe rreth kufijve.

Ramadani tha se organizimi i paralajmëruar nga serbët nuk mund të realizohet pa ndihmën e Qeverisë së Serbisë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të avancojë raportet me NATO-n.

“Interesi i Serbisë është mbajtja e tensionit të lartë në Kosovë dhe rreth kufijve të Kosovës. Organizimi i paraljmëruar për bllokim të kufijve nga ana serbe, nuk mund të realizohet pa ndihmën e Qeverisë së Serbisë. Pra, nëse ndodh kjo, qartësisht Qeveria e Serbisë duhet të mbahet përgjegjëse për tensionim dhe rrezikim të Kosovës dhe trupave të NATO-s.Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të avancojë raportet me NATO-n. Vetëm një qasje e përbashkët Kosovë-NATO e mban sigurinë në rajonin tonë dhe veçanërisht në Kosovë” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Ai e cilësoi lajm të tmerrshëm deklaratën e SHBA-ve se ‘ Policia e Kosovës po instrumentalizohet’

“Është lajm i tmerrshëm për Kosovën fakti që Ambasada Amerikane ka konstatuar se “Policia e Kosovës po instrumentalizohet” dhe ka njoftuar për “reflektim në bashkëpunimin me MPB dhe Policinë”.Kjo është periudha kur më së shumti na duhet bashkërendimi me aleatët e sigurisë” tha Ramadani në pergjigjen e tij për “Gazeta Blic”.


Burim Ramadani, Ish-kryeinspektor i AKI-së!

Ndërsa profesori universitar , Muhamet Kelmendi, po e sheh ndryshe situatën në Veri.

Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Veriu i Kosovës është nën mbikqyrje të KFOR dhe se kjo garanton paqe të qëndrueshme.

“Veriu i Kosovës është nën mbikqyerje te KFOR-te dhe kjo përkujdesje garanton një paqe të qëndrueshme në këtë anëte Republikes.Veç KFOR-te në veri është edhe Policia e Kosoves dhe EULEX, keto forca garantojne një gjendje stabile” deklaroi Kelmendi.

Megjithatë sipas Kelmendit duhet një bashkërendim i aktivitetit të Kosoves me faktorin ndërkombetar.

“Kuptohet se shteti serb ka mundesi qe nepermjet grupeve krimiinale te futet brenda ne Kosove, kjo mund dhe pritet te ndodhi.Tash po behet edhe bllokimi i vendkalimeve kufitare midis Kosoves dhe Serbise nga ana e shtetit serb, kjo e ngarkon edhe më shumë sigurinë edhe ketej kufirit.Megjithate, besohet se çështja është nën kontroll dhe do te mbetet.Pasiguria vjen nga brenda dhe këtu kerkohet nje bashkerendim i aktivitetit te Kosoves me faktorin relevant nderkombetar, kuptohet pa e shkelur Kushtetuten e Kosoves.Shtrirja e sovraniteti ne Kosoves duhet te vazhdon.” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.


Muhamet Kelmendi, Profesor!

Pas paralajmërimeve të serbëve për bllokimin e pikave kufitare ka ardhur edhe reagimi i KFOR.

Nga KFOR kanë thënë për Klan se ‘është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme’

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it raporton Gazeta Blic.

Foto ilustruese, KFOR në Veri!

/Gazeta Blic/

 

Paralajmërimi për bllokim të kufijve nga serbët, KFOR: Të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione

Aksioni në Veri, reagon O’Brien: Kurti të ndërpresë veprimet e pakoordinuara, ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

Ish-diplomati kosovar: Kurti duhet të ndryshoj qasjen ndaj SHBA-ve, në mënyre që të parandaloj çfarëdo dëmi për Kosovën!