Lajme

Qetë nëpër hyrje-daljet kufitare

12/25/2025 10:01
nga:G B

Situatë e qetë po mbretëron mëngjesin e sotëm nëpër pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

Derisa ditëve të kaluara pati pritje shumë të gjata, sot nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftohet se pritjet janë maksimumi deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë.

Kjo gjendje mbretëron në të gjitha pikat hyrëse me vendin, por edhe në ato dalëse.