Sporti

Qesharake: Tifozi ‘mashtron’ zyrtarët e UEFA – i bën të besojnë se është vëllau i Vinicius

05/30/2022 08:44
nga:E K

Real Madrid triumfoi ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.

Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior ishte realizatori i vetëm i finales, dhe pas ndeshjes mediat ishin të interesuara për të marrë prononcim nga ai.

Një person ka publikuar një video ku shihet se ai u thotë zyrtarëve të UEFA se është vëllau i Vinicius Junior, këta të fundit e besojnë dhe madje e përgëzojnë për arritjen e ”vëllaut” të tij.

/GazetaBlic Sport.