Sporti

Qesharake: Ia kërkoi fanellën Mbappes ende pa përfunduar ndeshja, trajneri i Alavesit e largon menjëherë nga fusha lojtarin e tij

09/25/2024 08:18
nga:Lorik J

Abdel Abqar, mbrojtësi i Alaves dhe së fundmi i kombëtares marokene, ka tronditur tifozët e klubit të tij me një veprim në pjesën e parë të ndeshjes me Realin në xhiron e shtatë të La Ligës.

Teksa lojtarët u nisën drejt tunelit të Bernabeut pasi pjesa e parë përfundoi me Realin në avantazh 2-0, Abqari u kap në televizion duke iu afruar sulmuesit rival Kylian Mbappe dhe i lutej që t’i jepte fanellën.

Mbappe ia plotësoi dëshirën, hoqi fanellën dhe ia dorëzoi mbrojtësit rival. Abqari më pas i tregoi Mbappes se do t’ia jepte fanellën kur ata të largoheshin nga fusha. Sapo këto skena u bënë publike, fansat e Alaves u çmendën. Ata ishin të shokuar që një lojtar i klubit të tyre, do të bënte diçka kaq skandaloze.

Në mes të një loje që ai po e humbet me një kundërshtar që po e ruan, ai po kërkon një fanellë në vend që të fokusohet në përmirësimin e lojës së tij kundër tij. Trajneri Luis Garcia e la Abqarin në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë, duke e larguar nga loja menjëherë.

Tifozët e Alaves e përgëzuan trajnerin për këtë lëvizje, ndërsa kërkuan një ndëshkim për Abqarin.

/GazetaBlic Sport