Sporti

Qesharake: Gjyqtari e “humb” kartonin e verdhë, e gjen futbollisti dhe ia tregon kundërshtarit të tij

12/10/2021 19:51
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e djeshme për kampionatin kolumbian, mes America Cali dhe Alianza Petrolera, gjyqtari i ndeshjes e humbi kontrollin e kartonit të verdhë me të cilin dëshironte ta ndëshkonte një lojtar.

Më pas, Marlon Torres e mori kartonin e gjyqtarit dhe ia tregoi kundërshtarit të tij me shpejtësi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte kjo një skenë qesharake që ndodhi në atë momente, me gjyqtarin i cili më pas ia tregoi edhe vetë kartonin futbollistit në fjalë.