Lajme

Qerkini për të pagjeturit: Me dashtë ndërkombëtarët e kishin kry këtë punë, por nuk e kanë vullnetin

04/27/2023 21:49
nga:Astrit Gashi

Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” thotë se nëse Bashkësia Ndërkombëtare do donte ta përfundonte çështjen e të pagjeturve, do ta kishin bërë shumë shpejt këtë.

Por sipas tij, ata nuk po e kanë vullnetin dhe “po dojnë me i mbulu krimet që janë bërë brenda në Kosovë, sesa me i zbardh”.

“Me dasht me jau mshel gojën Beogradit edhe Prishtinës, ndërkombëtarët shpejt e kishin kry këtë punë. Por nuk e kanë vullnetin, edhe ma shunë po dojnë me i mbulu krimet që janë bërë brenda në Kosovë, sesa me i zbardh. Mendoj që po i mbrojnë, që nuk zbardhet fati i të pagjeturve, i mbrojnë kriminelët. Krimineli e ka një emër, kriminel”, deklaroi ai Tëvë 1.

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.