Profesori i Fakultetit Juridik, Qerim Qerimi do të jetë rektor i Universitetit të Prishtinës.
Ai është zgjedhur sot në pozitën e rektorit të UP-së, si dhe në pozitën e drejtuesit të Senatit.
Qerim Qerimi ka marrë 6 vota, apo më së shumti nga kandidatët e tjerë.
Edhe Rron Gjinovci nga ORCA ka thënë se tashmë rektor i ri i UP-së është zgjedhur Qerim Qerimi.
Procesi i zgjedhjes së rektorit të ri erdhi pas shkarkimit nga këshilli drejtues i UP-së të ish- rektorit, Naser Sahiti.


