Kupa e Botës 2022

Qentë, macet, shqiponjat dhe peshqit parashikojnë fituesin e finales së Kupës së Botës në Katar 2022

12/17/2022 19:50
nga:E K

Parashikimet e kafshëve për Kampionate Botërore kanë ngjallur gjithnjë interes të veçantë te fansat e futbollit.

Finalja e Katar 2022 tashmë është shumë pranë dhe nesër do të mësohet emri i fituesit mes dy finalistëve të këtij edicioni Argjentina – Franca, shkruan GazetaBlic Sport.

Përdoruesit e TikTok ndanë parashikimet e qenve, maceve, breshkave, shqiponjave, peshqve dhe shumë të tjera.

Në shumicën e rasteve kafshët parashikuan që fituesi do jetë Argjentina.

/GazetaBlic Sport/