Një turiste çeke është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës, te Biblioteka Kombëtare, raporton Gazeta Blic.
Kështu ka bërë të ditur faqja në Facebook Vrojtuesit e lagjes, derisa ka njoftuar ndërhyrja mjekësore ka qenë e menjëhershme, ndërsa më pas trajtimi është vazhduar për në QKUK.
“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, thuhet në postimin e Vrojtuesit e lagjes.


