Lajme

Qeni endacak sulmon një grua në Prishtinë, përfundon në spital

01/19/2024 21:24
nga:Sh R

Rreziku nga qentë endacakë vazhdon të jetë prezent në kryeqytet dhe jo vetëm.

Nga sulmi i tyre ka pësuar së fundi një grua në rrugën ‘Vellusha’ në Prishtinë.

Djali i saj ka denoncuar rastin nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, teksa ka publikuar edhe pamje nga lëndimet që mori nëna e tij.

“Sot, një qen endacak e paska kafshu nanën teme në zemër të qytetit, më saktësisht në rrugën Vellusha, Prishtinë.

Me këtë rast deshta me falënderu kryetarin Perparim Rama dhe Kryeqyteti Prishtina për punën dhe angazhimin e tyre”, shkroi ai.