Lajme

Qëndron Kastrati: Synimi i ministres Nagavci është të krijojë probleme të reja, jo t’i sanojë ato aktualet

04/30/2021 08:44
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë një nga temat më të diskutueshme sa i përket arsimit.

Problemi i reformave në arsim ka marrë vëmendjen e mediave ditëve të fundit, teksa kreu i komunës Qëndron Kastrati, me një vendim së fundi të ministres Nagavci, nuk është pajtuar fare, përcjell GazetaBlic.

Ministrja aktuale e arsimit ka nënshkruar vendimin që 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës të vijojnë mësimin sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar.

Megjithatë, ky vendim sipas Kastratit është sa për të shtuar probleme të tjera e jo për t’i sanuar të vjetrat. Kjo pasi, do të ishte e pakuptueshme që komuna e Kamenicës të kthehet në gjendjen e kaluar.

“Unë e kam thënë që jam i gatshëm për të diskutuar dhe për të bërë çkado për të qëndruar vendimi për reforma. Megjithatë, po shihet se nuk ka interes për një gjë të tillë. Duket se ministrja Nagavci është të krijojë probleme, e jo t’i sanojë ato aktualet”, tha ndër të tjera Kastrati për Kanal10.

LEXO EDHE:

Kastrati – Nagavcit: Është punë e komunës ta bëjë organizimin për mësim plotësues

/GazetaBlic/