Kryetar i aktual i Kamenicës Qëndrom Kastrati ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë komunë, ku ai është në balotazh me Kadri Rahimaj e VV-së.
Kastrati ka thënë se rezultati ishte i pritshëm, si dhe veprimet e ministres së arsimit, Arbërie Nagavci ndikuan në votë në Kamenicë.
“Ka qenë i pritshëm rezultati, normalisht sipas matjeve tona , dhe analizat këtë subjektet të vogla janë nënvlerësuar, por t’u i pasë parasysh krejt faktorët unë konsideroj se është rezultat pozitiv.
Përshembull nëse i largojmë fshatrat ku ka probleme me reformën në arsim rezultati do të ishte dikun 36, me 25. 9, dhe unë kam qenë i vetëdijshëm edhe kur i kam hy kësaj gare, dhe në raport me këtë mobilizimin në raport që ka me shkaktu ajo çështje, por në fund të fundit kështu ndodh në zhvillimet shoqërore”, tha Kastrati në Kanal10.
Tutje, Kastrati tha se veprimet e ministres Nagavci ndikuan në votë.
“Normalisht ajo do të duhej të shpërndahej në subjektet tjera, por kanë qenë veprimet e ministres Nagavci, e cila ka ndërhy drejtpërdrejtë në kompetenca të komunave, e që ua ka krijuar një shpresë, për mua të rrejshme se kinse me zgjedhjet lokale ka me përfundu kjo çështje, edhe njëherë po e përsëris, legjislacionin në Kosovë nuk e lejon me pasë shkollë me më pak se 100 nxënës me udhëzimin e ri administrativ”, theksoi ai.