Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për presidente.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.
“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.
Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.
Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.