Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sot qëndrimin e tij pro hapjes së urës së Ibrit, raporton Gazeta Blic.
Në ditën kur serbët kishin paralajmëruar protestë kundër hapjes së kësaj ure, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, u bëri thirrje që të mos bien pre e politikave shkurtpamëse, duke theksuar se urat janë që të na lidhin dhe jo të na ndajnë.
“Qytetarë serbë të Kosovës,
Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.
Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.
Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Por, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte kërkuar hapjen e urës së Ibrit edhe rreth dy muaj më parë, më saktë, me 12 qershor.
Derisa kishte shkruar për Kuvendin gjithëserb të Serbisë, kishte shkruar se përgjigja më e mirë ndaj Vulinit dhe të atyre me mendësi të tillë, do të ishte hapja e urës së Ibrit.
“Brenda një jave Serbia dy herë “poshtëroi” Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.
Tani, Qeveria e Kosovës po insiston në hapjen e urës së Ibrit dhe ka nisur dhe testimet para hapjes së saj, teksa ambasadorët e QUINT-it kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër, duke thënë se tani nuk është koha e duhur për hapjen e saj./Gazeta Blic/
Sveçla viziton sërish Urën e Ibrit: Hapja e saj është çështje e mbyllur, s’i takon dialogut
Elshani për protestën e serbëve në veri: Ishin rreth 600 protestues, situata është e qetë