Lajme

Qëndrimet e Trumpit, gazetarja ukrainase: Nuk kemi pasur shpresë tek ai, nuk frikësohemi!

02/25/2025 21:04
nga:G B

Lyudmila Makey, gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë, ka komentuar qëndrimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

Makey ka thënë se ukrainasit nuk kanë pasur pritshmëri tek presidenti Trump.

Ajo ka theksuar se pas zgjedhjeve, Trump me qëndrimet e tij veçse ua ka dëshmuar atë që ukrainasit e kanë pritur.

“Kur i kemi pritur zgjedhjet në Amerikë për Donald Trump na s’kemi pasur shumë shpresë dhe pas zgjedhjeve e kemi kuptuar që s’kemi gabuar që s’kemi pasur shpresë”, ka thënë Makey.

E pyetur nëse qëndrimet e Trump po e frikësojnë Ukrainën, Lyudmila Makey e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk frikësohemi. Në histori kemi pasur përsëritje të ngajshme, por ne e dijmë që shpresat duhet t’i kemi për veti dhe jo për dikë tjetër. Sinqerisht nuk kemi pritur që politika e Trumpit rrotullohet 180 shkallë, por prapë e kemi pritur që do të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë ajo.