Sporti

Qëndrim Zyba për GazetaBlic Sport: “E dhimbshme që pësuam në fund, faleminderit të gjithë shqiptarëve që po na përkrahin

09/08/2022 21:33
nga:E K

Ballkani ka barazuar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra kosovare luajti baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1 ndaj CFR Cluj, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në epërsi kaluan ekipi i drejtuar nga Ilir Daja me golin e kapitenit Armend Thaqi.

Thaqi arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65’të të takimit.

Pas ndeshjes për GazetaBlic Sport, foli lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba i cili tha se kundërshtari ishte i vështirë, por ishte “mëkat” që pësuan në fund duke mos arritur të marrin pikët e plota nga ky takim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne dominuam ndeshjen. Ishte e dhimbshme që pranuam në fund dhe nuk i morëm tre pikë.Faleminderit të gjithë shqiptarëve që po na përkrahin, do t’ju gëzojmë në ndeshjet e ardhshme”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.