Sporti

Qëndrim Kida i reagon Ramiz Shalës: Kurrë s’kam pasur probleme me lojtarë, nuk ka asgjë të vërtetë nga deklarata e tij

03/03/2025 20:05
nga:Lorik J

Mbrëmë, analisti sportiv, Ramiz Shala pretendoi se trajneri i Suharekës, Qëndrim Kida kishte përleshje fizike me futbollistin e tij, Hysen Memolla, andaj kjo mund të ishte edhe jnë prej arsyeve për largimin e Kidës nga klubi i Suharekës.

Megjithatë, sot, klubi i Suharekës ka demantuar lajmin, teksa ka kërkuar edhe kërkim falje publike nga Ramiz Shala.

Gjithashtu, trajneri Qëndrim Kida për ‘GazetaBlic Sport’ ka potencuar se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se ai nuk ka pasur kurrë asnjë problem me asnjë futbollist, në cilindo klub që ka qenë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka ka deklaruar analisti në fjalë, Memolla është një super djalë dhe ka super karakter, une kurrë në jetë s’kam pas probleme, jo me atë – po me asnjë lojtarë, në asnjë klub, ku e kam udhëhequr, e as nuk vjen në shprehje me ndodhë, por po besoj që janë mundu me shfrytzu situatën me fitu ndonjë klikim më tepër”, tha shkurtimisht Qëndrim Kida.

Kujtojmë se në vikend, Kida dha dorëheqje pas humbjes nga Gjilani në shtëpi.

/GazetaBlic Sport