Qëndrim Dautaj ka konfirmuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dautaj ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollit aktiv.
Karrierën e tij, ish-mesfushori e kishte nisur te Deçani, teksa kishte shëtitur në disa klube të mëdha në futbollin e Kosovës, si Llapi, Gjilani, Flamurtari e Besa.
Më 2008, Dautaj kishte debutuar në Superligën e Kosovës me Besën.
Së fundmi, Dautaj ishte pjesë e Besa Peja në Ligën e Parë të Kosovës.
Megjithatë, 25-vjeçari ka bërë me dije se do të vazhdojë kontributin në futboll si trajner.
Me anë të postimit të tij, Dautaj i ka falënderuar të gjithë që e kishin mbështetur gjatë rrugëtimit të tij si futbollist.

