Lajme

“Qendrat kreative në shkollat e mesme të Kosovës” nga PBC – 6 projektet finaliste

05/31/2021 20:50
nga:Genita C

Përmes projektit “Qendrat kreative në shkollat e mesme”, të implementuar nga PBC e të financuar nga Ministria e Ekonomisë, 60 shkolla të mesme janë bërë me qendra kreative. Për jetësimin e këtyre qendrave, ministria ka furnizuar shkollat me pajisje të ndryshme teknologjike.

Me qëllim të aftësimit të nxënësve për krijimin e zgjidhjeve teknologjike, PBC, tash e dy vjet, së bashku me PBCAcademy, shkollë e licensuar profesionale, nisi edukimin dhe aftësimin e nxënësve në 60 shkolla të mesme të Kosovës në fushën e TIK-ut. Ndonëse pandemia i detyroi ta pezullojnë projektin, pas hapjes së shkollave ata vazhduan misionin e tyre.

Krejt kjo punë u kurorëzua me garën e realizuar ndërmjet këtyre shkollave, 6 prej të cilave arritën në finale. Projektet të natyrave të ndryshme, shpërfaqën dijën e nxënësve të marrë nga ligjëruesit profesional të PBC Academy dhe dëshirën e nxënësve për lehtësimin e jetës përmes teknologjisë.

Në videon e më poshtme mund të shihni disa nga paraqitjet e nxënësve në kuadër të këtij projekti.

/GazetaBlic/