Lajme

Qendrat e votimit në Leposaviq hapen në kohë, njësitë speciale të pranishme në oborrin e komunës

04/21/2024 08:02
nga:Genita C

Qendrat e votimit në Leposaviq janë hapur në orën 07:00, raporton mediumi në gjuhën serbe KosovoOnline.

Materiali zgjedhor është dërguar në qendrën e votimit në objektin e komunës, ku ka edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.

Edhe në objektin e Komunës së Zubin Potok është gati për të nisur procesin e votimit pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve në komunat e pjesës veriore të vendit.

Nga KQZ ka konfirmuar se materialet janë shpërndarë me kohë, e po ashtu edhe organizatat që monitorojnë votimet veçse kanë arritur.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë në pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Po ashtu, në këtë objekt të komunës është e vetmja qendër që mund të votohet me kusht.

Hapet me kohë qendra kryesore e votimit në objektin Komunal të Mitrovicës së Veriut