Lajme

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim synon vetëdijesimin e prindërve për rëndësinë e kohës me fëmijët e tyre

07/02/2022 10:42
nga:Astrit Gashi

Në parkun e Gërmisë, Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QShHZh) në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it ka organizuar një festë përmbyllëse me fëmijë dhe prindër për të përfunduar “Muajin e Prindërimit”.

Qëllimi i kësaj festë përmbyllëse, sipas përfaqësueses së Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, Ema Jashari-Skeja, është qe prindërit të vetëdijesohen për rëndësinë e kohës kualitative me fëmijët e tyre.Gjatë festës pati aktivitete të ndryshme për fëmijët, lojëra, ngjyrosje, libra e maskota.

Gjithashtu, prindërit u riinformuan për aplikacionin “Foleja”, aplikacion ky që është udhëzues për mirërritjen e fëmijëve në moshën 0-6 vjet. Aplikacioni është krijuar nga Zyra e UNICEF-it, mbështetur nga Zyra e BE-së dhe ambasada e Luksemburgut në Kosovë.