Lajme

Qendra PEN: Mandiq, sipas diktatit të Vuçiqit po shkatërron rendin shtetëror të Malit të Zi

12/18/2024 07:45
nga:Sh R

Qendra e PEN-it në Mal të Zi ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së djeshme në Parlamentin malazez.

Ajo po e fajëson drejtpërdrejt kryetarin e ë Kuvendit të Malit të Zi Andrije Mandiq, për të cilin thonë se punon sipas dikatit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërhyrjeve të Moskës.

“Uzurpimi i kompetencave të Gjykatës Kushtetuese nga Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi, i cili e sjell vendin në gjendje de facto të jashtëzakonshme, është kulmi i një veprimi të koordinuar për të rrëzuar sovranitetin e Malit të Zi dhe për të çmontuar shoqërinë malazeze”, thuhet në reagimin e Qendrës PEN malazeze për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Malit të Zi.

Siç theksojnë më tej, “sjellja antikushtetuese dhe tradhtare e Mandiq synon njëkohësisht ndalimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian me synimin për ta nënshtruar atë ndaj planeve perandorake të Aleksandër Vuçiqit”

Sipas këtij njoftimi, serioziteti i momentit në të cilin ndodhet sot Mali i Zi dikton nevojën e një reagimi pa kompromis të të gjitha forcave pro-evropiane në vend.

“Prandaj, ftojmë të gjitha subjektet politike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit akademik, si dhe të gjithë qytetarët që kujdesen për Malin e Zi si shtet demokratik dhe shoqëri pluraliste, që të formojnë një front të përbashkët të rezistencës ndaj pushtetarëve aktualë, të cilët sipas nën diktatin e Aleksandër Vuçiqit, po shkatërrojnë rendin shtetëror dhe synojnë ta bëjnë Malin e Zi një territor pa fat nën kontrollin e plotë të autokratëve nga Beogradi dhe Moska”.

“Nuk është ende vonë për të ndalur procesin e fashizmit të përshpejtuar të shoqërisë, por duhet një reagim urgjent dhe vendimtar i të gjitha forcave civile, si në rrugë ashtu edhe në institucione, me të gjitha mjetet e mundshme”, sipas Qendrës PEN.