Lajme

Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

06/16/2022 15:06
nga:Astrit Gashi

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka dalë me njoftim për zjarrin që ka shpërthyer sot në konviktin numër 3.

Sipas njoftimit të tyre bëhet fjalë për dëme të vogla materiale dhe pa njerëz të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten akoma të panjohura.

Njoftimi i plotë i tyre:

Ju njoftojmë se gjatë ditë së sotme rreth orës 11:15 ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit nr tre.

Zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrëfikësve të qytetit.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.

Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje.

Gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt.