Qendra e Studentëve në Prishtinë përmes një reagimi drejtuar Komunës së Prishtinës janë shprehur se situata me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe e rrezikshme për studentët banues në konvikte, punëtorë e kalimtar rasti.
Në reagim, QS potencon se i janë drejtuar komunës për zgjidhje të këtij problemi, por nuk kanë marrë përgjigje.
“Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe shumë e rrezikshme për studentët banues në konvikte, punëtorët dhe qytetarët kalimtar të rastit, të cilët shfrytëzojnë për lëvizje, hapësirat e Qendrës së Studentëve”, thuhet në reagim.
Qendra thekson se “Sulmet nga qentë endacakë për studentët, çdo ditë e më shumë po kthehen në çështje serioze dhe shqetësuese”.
Tutje, në reagim është kërkuar po ashtu nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që “sa më shpejtë të ndërmarrë masa të menjëhershme për t’i mbrojtur studentët dhe qytetarët nga ky rrezik”, thuhet në këtë reagim.