Lajme

Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë

01/06/2025 17:10
nga:G C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se sot ka nisur një kapitull i ri për një jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme në Mitrovicë, me ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, raporton GazetaBlic.

Hamza e cilësoi këtë projekt si një histori suksesi, që tregon përkushtimin ndaj shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve për mjekët.

Ai falënderoi Halil Kastratin për bashkëfinancimin e projektit dhe theksoi se ky objekt do të transformojë kujdesin parësor shëndetësor në Kosovë.

“Ky është vetëm fillimi, sepse Kosova mundet më mirë!” përfundoi Hamza.

Shkrimi i plotë:

Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime.

Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë.

Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!