Lajme

Qemajl Mustafa me akuza të rënda: PDK-ja nuk më lejuan kandidimin për kryetar të Gjilanit, kjo ishte arsyeja

07/05/2021 22:33
nga:Gazeta Blic

Qemajl Mustafa, ish-zyrtar i PDK-së ka thënë se partia nuk e ka lejuar të kandidojë për kryetar të komunës së Gjilanit.

Ai ka thënë se nuk e kanë lejuar, duke i thënë se ke aktakuzë.

“Nuk më kanë lënë me qenë kandidat, më thanë t’i e ke aktakuzë”, tha Mustafa.

Ai tha tutje se ka një aktakuzë që nuk po zgjedhet kurrë, dhe ka pesë vite.

Mustafa më tej tha se ju ka thënë se në listën e PDK-së ka kandidat me aktakuza, dhe pse nuk është ai.