Lajme

Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital gardisti

2 muaj më parë
nga:Y I

Spitali Univeristar i Traumës ka bërë me dije për Euronews Albania se gardisti, i cili ka qëlluar veten me armën e shërbimit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të marte.

Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj, ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.

Bëhet e ditur se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “BBV”, Sheila Haxhiraj.

37-vjeçari pak para mesditës së kësaj të marte qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej.

HISTORIKU I TIJ NE ME GRUPIN KRIMINAL

Emri i Henri Haxhirajt nuk ishte një emër i panjohur për blutë e Shtetit, por as edhe për mediat.

Në janar të 2022 emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët merreshin me prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.

Sipas asaj që Policia e Lezhës bënte me dije aso kohe, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme mone