Lajme

Qëllohet për vdekje një burrë në Dublin

07/05/2026 14:52
nga:G B

Një burrë rreth të 40-tave është qëlluar për vdekje në Dun Laoghaire, në qarkun e Dublinit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të së dielës, shkruan BBC.

Policia irlandeze bëri të ditur se trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarje dhe se së shpejti do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Ata u kanë bërë thirrje dëshmitarëve të mundshëm që të paraqiten.