Vritet me thikë një person në Londër.
Dëshmitarë okularë treguan se ai u qëllua disa herë me thikë dhe u mbulua me gjak.
Oficerët e policisë dhe ambulanca arritën shpejt në vendngjarje, por i panjohuri kishte ndërruar jetë.
Sky News shkruan se kjo është vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit. E fundit ishte një 7-vjeçare që u qëllua për vdekje nga një fqinj i saj.


