Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë është qëlluar me armë pranë kufirit me Venezuelën.
Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.
Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident, raporton BBC.