Lajme

“Qëllimin e kanë që ne të mos raportojmë asgjë”, arrestohen disa gazetarë në protesta kundër luftës në Rusi

3 vite më parë
nga:Q R

Të paktën 13 gazetarë dhe 12 të tjerë thuhet se janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg, raporton BBC.

“Ata nuk shpjeguan arsyen e arrestimit”, shkruan gazetari Andrey Okun në kanalin e tij në Telegram.

Tutje, ai shtoi se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë identifikues dhe mbanin kartat e tyre identifikuese si gazetarë: “Por kjo nuk i intereson askujt, qëllimin e kanë që ne të mos mund të raportojmë asgjë.”