Lajme

Qehaja: Rezultatet në Testin Pisa tregues për dështimin e sistemit arsimor dhe zhvillimit ekonomik në vend

01/14/2025 21:28
nga:G B

Rinor Qehaja njohës i fushës së arsimit në Kosovë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për arsimin në vend përkatësisht për Testin Pisa.

Ai ka thënë se përmirësimi në rankim në nivel botëror nuk duhet të jetë qëllim në vete por përmirësimi jonë në vete që të përmirësojmë sistemin karshi të rinjve që kemi në vend.

Qehaja ka thënë se çdo rezultat i keq në testin Pisa për Kosovën tregon për vitet e humbura të nxënësve karshi bashkëmoshatarëve të tyre në vendet perëndimore.

“Është përgjegjësi që shkon përtej testit vetëm. Kush është produkt dhe pse ky rezultat në Testin Pisa është ekskluzivisht i lidht edhe me mësimdhënien që bëhet në shkollat tona. Një mësimdhënie e orientuar ekskluzivisht në memorizim, pra ai nxënës që ka mësu përjetësisht vjerësha ose pyetje me përgjigje, me data edhe me numra historike, ai nuk mundet me të jep përgjigje në pyetjet që janë super logjike në Testin Pisa dhe çdo test të standardizuar ndërkombëtarë”, ka thënë Qehaja.

Ai ka thënë se kjo ndikon që të rinjtë e vendit edhe pas diplomimit të tyre nuk i kanë shkathtësitë dhe aftësitë e duhura që “atë dijen e akumuluar nga edukimi formal me konvertu në diçka në përfitim për ta, qoftë për karrierë, qoftë për gjenerim ekonomik. Pra, inplikimi i këtij rezultati shkon shumë më shumë se sa një rezultat i vetëm dhe e prek drejtpërdrejtë në edukim dhe gjenerim të ekonomisë”, ka thënë ai.

Tutje Qehaja ka thënë se ngecja në zhvillim ekonomik dhe mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me dështimin e sistemit arsimor të vendit.

Sipas tij, me këtë sistem aktual që ka Kosova në arsim është e pamundur që të arrihen rezultate qoftë për të rinjtë por edhe në raport me përfitimet për vendin.

Qehaja: Kush do që fiton zgjedhjet duhet të ket prioritet një pagë të dinjitetshme dhe kushte pune më të mira për mësimëdhënëisit

Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit në Kosovë ka thënë se plan-programi i partive politike për arsim thuajse janë prezente në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë.

Ai ka thënë se objektivat dhe premtimet e partive politike për arsim janë po në atë plan strategjik dhe thuajse asgjë përtej tij.

Qehaja ka thënë se kushdo që do vijë në pushtet pas 9 shkurtit duhet të prek mësimdhënien drejtpërdrejtë përmes reformave.

“Si rritja në pagë, nuk ka një korrelacion të drejtpërdrejt edhe me rritje të përformancës së mësimdhënies. Na është dëshmua deri më sot…mirëpo nuk po të kthehet kjo në rritje të përformancë më të mirë të mësimdhënësit”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini

“Ajo çka është e duhura është një pagë e dinjitetshme e mësimdhënësve… dhe dinjiteti i tyre nuk është i lidhur çdo herë vetëm me pagë, unë vlerësoj se mësimdhënësit meritojnë kushte më të mira të vendit të punës për të cilat sindikata jo çdo herë ka qenë e zëshme… si p.sh. ajo që AAK na e rikthej, problemet shëndetësore të mësimdhënësve të cilët janë me qindra sosh e që vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit e që e meritojnë një zgjidhje të qëndrueshme nga qeveria kushdo në ardhje”, ka thënë ai.