Geek

Që sot paisjet dimërore për automjetet, janë të obliguara

11/15/2021 13:55
nga:G C

Nga data 15 nëntor deri më 15 mars të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Këtë gjë ka bërë të ditur Policia Kosovës, ku ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.