Analisti politik, Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti se në Marrëveshjen e Ohrit përfshihet Asociacioni.
“Që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.
Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.
Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota.