Lajme

Që nga mëngjesi s’bie fluksi i mërgimtarëve në Merdarë, vazhdon të jetë rreth 3 kilometra kolona

01/05/2025 16:20
nga:G C

Pika kufitare në Merdare vazhdon të ketë fluks të madh mërgimtarësh të cilët po kthehen në vendet e tyre.

Pritjet në këtë pikë vazhdojnë të jenë mbi tri orë, e me një kolonë gati tre kilometra që nga mëngjesi i së cilës.

Të ngarkuara vazdojnë të jenë edhe pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, me një kolonë prej 700 metrash.

Në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë, me një kolonë prej 400 metrave.