Showtime

“Që 12 vite një djalë është në koma”, Stresi rrëfen momentin më tragjik të karrierës

02/08/2023 08:05
nga:G B

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka hasur në një pyetje goxha emocionale të bërë nga “Vëllai i Madh”.

“Cili është momenti më tragjik, gjatë karrierës tënde?”, ka qenë pyetja që iu bë Stresit, ndërsa ai ka thënë të jetë, përfundimi në koma i një djali 17-vjeç, për shkak të një përplasjeje në mes të grupit të Stresit dhe një grupi tjetër.

“Në vitin 2008 ka ndodhur një përplasje midis dy grupeve të forta në Tiranë. Me tregu të drejtën, nuk krenohem me atë të kaluar, madje e uli kokën sepse ka mundur ta humbas jetën dikush aty për muzikë. Aktualisht ka ndodhur diçka e tillë, një person akoma është në koma që 13 vjet. Jo shkaku im dhe i personit në fjalë, por ne u bëmë shembuj që na merrnin për shembull të tillë”, ka thënë Stresi.

“Ai fëmijë sot është akoma në koma qe 12 vjet. Akoma kur përmendet mendoj se është fatkeqësia më e madhe që ka mundur të ndodhë në hip-hopin tonë, që një djalë që dikur ishte 17 vjeç, sot ai mund t’i ketë 30 të përfundojë në atë gjendje”, ka shtuar ai.

Përndryshe, rasti i Denis Dollapit, djalit që u plagos me thikë dhe vazhdon të jetë edhe sot në gjendje kome, ka ndodhur më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës, ku i riu ishte therrur 11 herë me thikë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.