Së fundmi dalja e këngëtarës nga Tetova, Big Mama, ngjall dyshime të shumta nga publiku se ishte e planifikuar.
Edhe pse ajo ka mohuar këtë gjë, detajet konfirmojnë të kundërtën nga ajo se çfarë tha Big Mama, shkruan GazetaBlic.
Ditën e sotme, pak para fillimit të prime-s “Big Brother Vip”, njëra nga faqet më të njohura në Instagram, ‘Vipat e Bllokut’, si gjithnjë ka publikuar disa të ‘palara’ të cilat ngjallin dyshime se “Big Brother Vip” ka skenar dhe se gjithçka që ndodh aty brenda është e planifikuar.
Ata përmes një postimi në InstaStory kishin shkruar :” Antonela nuk del sonte, tek kutia e pandorës do të ketë 2 lajme : lajmi keq përballja me Atdheun ndërsa lajmi mire që do të zbulojë nëse do bëhet me nip ose mbesë”.
Por se a është e vërtetë dhe a do të ndodhin këto gjëra mbetet të shihen në vazhdim./GazetaBlic/



