Spektakli i djeshëm i “BBV ” ka qenë mjaft intensive, eleminimi i Einxhel nga shtëpia habiti të gjithë.
Por bileta e saj vajtje-ardhje e ktheu përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, edhe pse eleminimi i Einxhel, nuk ishte i pritshëm nga banorët apo nga opinionistët, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi ish-fituesi i “Big Brother Vip” Anaid Kaloti, ka reaguar përmes një postim në llogarinë e tij të “Instagram” e cila i ka surprizuar të gjithë.
Pak minuta para publikimit të të eleminuarës së natës, ai ka publikuar një story duke treguar ‘skenarin’ e “BBV”, dhe bisedën me ish banorin e shtëpisë Ardit Çunin.
Kjo nuk është hera e parë që ish-fituesi ka bërë deklarata ku dëshiron të nënkuptojë vendimet e paracaktuara nga produksioni./GazetaBlic/




