Lajme

Qalaj tregon ku dështoi Qeveria Kurti në procesin e shkarkimit të kryetarëve

04/24/2024 13:26
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Rashtit Qalaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve aktual në veri.

“Unë e kam pritur një përfundim të tillë në këtë fazë, për shkak se të gjitha parametrat kanë treguar që do të ketë një bojoktim nga popullata serbe”, tha ai.

Qalaj thotë se komuniteti serb ka qenë i detyruar nga Lista Serbe për bojkotim të referendumit.

“Komuniteti serb ka qenë i detyruar nga Lista Serbe, respektivisht nga shetit i Serbisë që mos të marrin pjesë, të bojkotojnë këtë votim sikurse më herët”, u shpreh ai.

Ai tutje thotë se është një deshtim për shtetin e Kosovës për lokacionin se ku janë mbajtur zgjedhjet në veri.

“Është një dështim i shtetit të Kosovës, për lokacionin se ku janë mbajtur zgjedhjet, qendrat e votimit nuk kanë qenë në qendra shkollore, por kanë qenë në disa kontejnerë që për mua është një deshtim shumë i madh”, tha Qalaj,

Krahas kësaj, deputeti thotë se ministrat dhe Qeveria Kurti kanë pasur një pretendim që nuk ka ndikim Lista Serbe dhe shteti serb mbi popullaten serbe në veri, mirëpo ky pretendim fatkeqësisht u pa në bojkotimin e referendumit.

“Është besuar që ndikimi i Listës Serbe është zbehur, ky ka qenë pretendimi i ministrave dhe i Qeverisë Kurti, por fatkeqësisht u pa që Lista Serbe dhe shteti serb kanë një ndikim tek popullata serbe dhe ata i’a kontrollojnë jetën atyre”, deklaroi ai.

Tutje ai shton se, në veri shumë çka varet nga shteti serb dhe nga veprimet e presidentit serb.

“Shumë çka në veri varet nga qëndrimi i shtetit të Serbisë”, u tha ai për Gazeta Blic.

Intervisat e plotë: