Lajme

Qalaj publikon foto të stacionit policor në Viti: Kjo është qasja e Qeverisë Kurti ndaj Policisë

11/27/2023 12:19
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka publikuar fotografi të dhomës së intervistave në stacionin policor në viti, e cila duket se është në gjendje shumë të keqe.

Ish-drejtori i Policisë shkroi në Facebook se kjo është “fytyra e vërtet e qasjes së Qeverisë Kurti ndaj Policisë së Kosoves”.

“Dhoma e intervistave në Stacionin Policor në Viti – Fytyra e vërtet e qasjes së Qeveris Kurti ndaj Policisë së Kosoves! “Ajo mbi tavolinë është e tavanit që ka ra , kurse shporten e mbeturinave e kemi vendos se sa her që bie shi përherë rrjedh ujë nga kulmi” citim i fjalëve të zyrtarëve Policor të këtij Stacioni”, shkroi Qalaj.