Lajme

Qalaj për sulmet kibernetike: Është brengosëse, nuk po cenohet vetëm Kosova

09/12/2022 22:50
nga:G B

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës i ka quajtur si mjaft brengosëse sulmet kibernetike që kanë ndodhur ndaj institucioneve të vendit.

Ai në emisionin “Respublika” në Tëvë1 deklaroi se me këto sulme nuk po cenohet vetëm siguria e Kosovës por edhe shteteve të rajonit.

“Me të thënë drejtën është mjaft brengosëse, nuk është vetëm Kosova e cenueshme mos të harrojmë që SHBA e keni parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve që ka qenë kur ishte Trump e cila njihet si shteti më i avancuar sa i përket sidomos çështjeve kibernetike”, tha ai.

Madje, deputeti opozitar thotë se Kosova është ende në proces të përforëcimit të kapaciteteve në fushën e kibernetikës.

“Mendoj që çdo shtet është i cenueshëm sidomos Kosova që është në proces të forcimit të kapaciteteve sidomos në fushën e IT-së mendoj që është shumë e rrezikshme meqenëse realisht të dhënat e shtetit janë edhe besoj janë të ruajtura mjaft mirë”, shtoi ai.