Lajme

Qalaj për rastin e Agon Zejnullahut: ‘Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici’

07/09/2025 22:31
nga:Y I

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu.

Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional.

“Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së gjurit në atë pjesën afër qafës, një veprim që nuk praktikohet në policinë demokratike. Nuk mësohet askund, jo në pjesën afër qafës. Mësohen mënyrat e arrestimit, ai pasiv dhe aktiv, përdorimi i mjeteve ndihmëse që i ka polici”, tha Qalaj në Pressing.

“Të gjitha punët e mira që i ka bërë policia paraprakisht, ky veprim i hedh poshtë”, tha Qalaj.

Por, Qalaj tha se për shkaqet e vdekjes duhet pritur raportin e obduksionit.