Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se Serbia është e frustruar nga suksesi i djeshëm i Kosovës, ku kaloi sfidën e radhës për anëtarësim në KiE.
Qalaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me veprimin e sotëm ku u bllokuan autobusët kosovar në kufirin Serbi-Kroaci, Serbia po i jep goditjen e fundit dialogut.
“Çështja e bllokimit të autobusëve mendoj se është një veprim i shëmtuar i palës serbe, veprim i cili ka ardhë pas votimit të djeshëm, ku Kosova në mënyrë të suksesshme kaloi edhe sfidën e radhës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku shteti serb u frustrua me këtë sukses të Kosovës”, tha Qalaj.
Sipas Qalajt, një pjesë të përgjegjësisë të asaj se çfarë ndodhi sot e mban edhe Bashkimi Evropian.
“Me këtë veprim është duke i dhënë edhe goditjen përfundimtare dialogut Kosovë-Serbi, përgjegjësia i bie palës serbe, por edhe një barrë e saj shkon tek Bashkimi Evropian pasi nuk janë sjell konform mënyrës së dialogut”, shton ai.
“Kosova duhet të reagojë ashpër në drejtim të ndërmjetësëve të BE-së, të cilët duhet të bëjnë presion të madhë tek pala serbe, në mënyrë që situata të tilla mos të përsëriten më”, tha Qalaj për GazetaBlic.
Humolli: Asociacioni do të jetë ‘pykë’ e Serbisë mbi shtetin e Kosovës!