Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë sa i përket marrëveshjes në Ohër.
Qalaj foli edhe për aneksin e marrëveshjes ku theksoi se në fillim të kësaj marrëveshje thuhet që palët duhet të ruajnë integritetin dhe sovranitetin.
“Sot po flas per aneksin e marrëcveshjes që u arrit në Ohër. Në fillim te kësaj marrëveshje thuhet që palët duhet të ruajnë integritetin dhe sovranitetin. Si mund te ruhen keto kur kemi pikpamje të ndryshme për statusin. Eshtë e vertetë që kjo Qeveri ka treshëguar shumë gjëra nga qeveritë e kaluara si shtetin, qeverinë, infrastrukturën”
Ai tutje pati kritika në drejtim të të parit të Qeverisë, pasi sipas tij i njëjti ishte i gatshëm të kapërcente të kaluarën e Kosovës.
“Si të kapërcehet Reçaku, Rezalla, masakra e Studimes, gjaku i dëshmorëve dhe martirëve. Dhe ne ishim të gatshëm që të kapërcenim të kaluarën tonë. Atyre sikur nuk ju ka mjaftuar Srebrenica nuk ju mjafton Reçaku etj” tha Qalaj në Kuvend raporton Gazeta Blic.


