Lajme

Qalaj-Bajqinovcit: Më ke dërgu të afërmin me intervenime me ta pranu në punë!

06/02/2023 19:16
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqninvci dhe deputeti i PDK-së Rashit Qalaj janë përfshirë në replika të ashpra në seancën plenare, ku po diskutohet për gjendjen në Veri të vendit.

Derisa deputeti Bajqinovci po mbante fjalën në Kuvend, i është drejtuar zotit Qalaj duke i thënë se i njëjti sa ishte drejtor i Policisë, në radhët e tyre kishte shumë korrupsion.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur replika e zoti Qalaj ku tha se deputeti Bajqinovci i kishte dërguar një të afërm për ta futur në punë.

“Mua më ke dërgu intervenime tek zoti Kadri Veseli për me pranu në punë, familjarin tan Avniun që është në Amerikë”

Bajqinovci tutje ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

“Unë po them që këta e kanë stil me than kështu, ju garantoj nëse kolegët e tij nuk kanë qenë të suspenduar , dal kërkoj falje” tha Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”