Showtime

“Qaj çdo natë”, Roza Lati flet për gjendjen e rënduar psikologjike

01/16/2024 15:39
nga:G B

Hyrja e Roza Latit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” mbrëmjen e së shtunës ishte paska e pazakontë pasi ajo nuk ia kishte treguar këtë mamasë së saj, Rita Latit.

Roza është shprehur shumë herë që nëse do futej në “BBV” nuk e dinte nëse mund ta përballonte.

Së fundmi ajo ka biseduar me Riken për gjendjen e saj të rënduar psikologjike që ka pasur. Roza u shpreh ndër të tjera se, njerëzit e shikojnë gjithmonë si ajo Roza e qeshur e ekranit por pasi kamerat fiken është totalisht një realitet tjetër.

“Kur kam bërë takimin me psikologen e produksionit, i thoja që jam mirë vetëm se qaj çdo natë. Mirë jam i thoja, por kur shtrihesha për të fjetur vendosja facoleta tek veshët sepse më rridhnin lotët dhe e kisha bezdi të më futeshin në vesh. Gjendja ime mendore është në këtë lloj faze. Dua pak kohë për veten. Njerëzit më njohin si ajo Roza e ekranit e qeshur, por kur fiken kamerat, secili ka atë gjendjen e tij”.