Lajme

PZAP tregon sa ankesa ka pranuar për shkelje të fushatës zgjedhore

10/07/2021 19:11
nga:Q R

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar shtatë (7) ankesa për shkelje të fushatës zgjedhore nga partitë politike. Tre prej tyre janë vendosur, kurse katër janë procedurë, shkruan Gazeta Blic.

PZAP ka dënuar me 5100 euro Lidhjën Demokratike të Kosovës, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e tendave dhe materialeve propaganduese në kryeqytet.

Tutje, ky institucion e ka vlerësuar të pabazuar një ankesë ndaj kandidatit të LVV në Suharekë, Sali Syba.

 

 

Ndërsa është është cilësuar si e palejuar ankesa e kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori për çështjen “uzurpimit” të billbordeve nga kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Në një përgjigje për GazetaBlic, kryesues i sekretariatit të PZAP-it Mulë Desku, thotë se katër ankesat tjera do të vendosen brenda afatit ligjor.

“Ju informoj se prej fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale qe do te mbahen me 17 tetor 2021, PZAP ka pranuar 7 ankesa nga subjektet e ndryshme politike, prej tyre 3 ankesa janë vendosur ndërsa 4 ankese janë ne procedure e te cilat do te vendosën brenda afatit ligjor”, thotë ai.

/Gazeta Blic

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 15 tetor për të diskutuar për Kosovën