Lajme

PZAP refuzon si të pabazë ankesën e LVV-së kundër aktivistit të LDK-së që u fotografua nga Sveçla

11/12/2025 18:38
nga:Y I

Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja, ka njoftuar se PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së kundër tij.

Merkoja ka falenderuar të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ofruan.

“Gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit.Unë kam bërë edhe një ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Integriteti personal dhe edukata janë të shenjta!Falënderoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më ofruan.Fitorja e madhe e LDK-së po vjen” shkruan ai.

Reagimi i plotë: