Lajme

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për votat me postë, aprovohet rinumërimi i 1,631 votave të pavlefshme

03/09/2025 14:47
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka njoftuar se PZAP-ja ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe kërkesën për përsëritjen e këtij procesi, duke i cilësuar ato si të pasafatshme, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, ai ka njoftuar se është aprovuar ankesa e LVV-së për rinumërimin e 1,631 votave që ishin shpallur të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit.

Shkrimi i plotë:

PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi.

Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit.